INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dini? Aktivitetet fetare rrisin jetëgjatësinë

E dini? Aktivitetet fetare rrisin jetëgjatësinë

Publikuar më: 19:34 26-01-2018

Një studim i fundit ka zbuluar se personat që jane besimtarë dhe që ndjekin në mënyrë të rregull ritet fetare mund të kenë një jetëgjatësi më të madhe se sa personat që nuk e bëjnë këtë. Dhe kjo e ka një shpjegim sipas mjekëve.

Këta persona priren të kenë një sjellje më të shëndetshme si mos pirja e duhanit dhe alkoolit gjithashtu ata ndihen më të motivuar dhe përjetojnë më pak stres.

Hulumtuesit e Shëndetit Publik në Atlanta morën në studim njerëzit e moshës së dytë dhe të tretë për rreth 10 vite dhe analizuan gjendjen e tyre shëndetësore dhe jetëgjatësinë.

Të dhënat treguan se personat të cilët merrnin të paktën 1 herë në ritualet fetare kishin40% më të ulët riskun e vdekshmërisë.

Përveç kësaj, edhe njerëzit që morën pjesë në ceremonitë fetare më rrallë kishin gjithashtu një shans më të ulët të vdesin para kohe, krahasuar me ata që nuk kishin marrë pjesë fare.

Article Logic
Execution time: 0.0041718482971191