INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bënë të lidhur me futbollistin e njohur të Kombëtares Shqiptare, ja çfarë thotë Kejvina Kthjella [FOTO]

E bënë të lidhur me futbollistin e njohur të Kombëtares Shqiptare, ja çfarë thotë Kejvina Kthjella [FOTO]

Publikuar më: 00:21 19-01-2018

Kejvina Kthella është një nga vajzat më të përfolura në mediat rozë që në daljen e saj të parë në “Xing me Ermalin” ku nuk hezitoi të zbulonte hiret e saj dhe të paraqitej si një femër tepër sensuale. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe gjithmonë shfaqet shumë tërheqëse dhe e kuruar, e sigurisht që nuk mund të mungojnë komplimentet e shumta në fotot e publikuara.

E ndër komentuesit e shumtë na ka zënë syri edhe portierin e Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha. Bukuroshja lezhjane, e rritur në Itali shkëmben "like" në foto dhe komente, jo pak herë me gardianin kuqezi. Por një koment që Strakosha bëri sot në foton e Kejvinës u përfol shumë në mediat online dhe u alodua se ka diçka mes tyre.

Thomas i ka komentuar një emoji me sytë me zemra bukuroshes në një nga fotot e saj të postuara në Instagram, ndërsa ajo ja kthen me një puthje dhe kaq u desh që në rrjetet sociale apo mediat online “t’i bënin çift”.

zing.png

 

zong.pngPor si qëndron e vërteta? Kejvina e ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë për Xing.al. Siç duket ky koment i futbollistit ka qenë thjesht miqësor dhe asgjë më shumë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395