INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyfish qull! 4 truke për një seks të paparë në mes të vapës

Dyfish qull! 4 truke për një seks të paparë në mes të vapës

Publikuar më: 22:45 30-10-2017

Kur është vapë dhe ngjisni nga djersa, është e vështirë të motivosh veten për të lëvizur, lëre më të mundesh në krevat me dikë po aq të ngjitshëm sa ju derisa t’ju merret fryma dhe të bini pa ndjenja njëri mbi tjetrin.

Ekzistojnë studime që provojnë se një pjesë e mirë e njerëzve refuzojnë seksin në verë nga vapa e padurueshme dhe praktikisht nuk e prekin partnerin me dorë derisa bie nxehtësia.

Sigurisht që kondicioneri ndihmon shumë nëse doni të bëni seks dhe temperaturat jashtë shënojnë 40 gradë, por nëse nuk e keni luksin e një ftohësi mes jush, ja si t’ia bëni:

Përdorni akull
Loja me akull është mënyra më e mirë jo vetëm për të luftuar vapën, por edhe për t’ju futur të dridhurat që vetëm partneri mund t’i shuajë! Një kub akulli që rrëshket nga qafa drejt thithkave, stomakut dhe pastaj e dini vetë ju, do ju rifreskojë sikur të keni bërë një dush me ujë të ftohtë. Do ngjisni pak po ç’rëndësi ka, jashtë vdes dhe zhapiku, s’ka kohë për numra. Dhe një këshillë miqësore, mbajeni vibratorin në frigorifer.

Seks në dush
Nëse ka ndonjë arsye që mund të justifikojë seksin në dush, është vapa. Dy zogj em një gur, jo vetëm i shpëtoni vapës dhe bëni seks të paparë, por edhe laheni në fund. Të gjithë të lumtur. Pastaj mund të pini birra në dush, të lexoni gazetën ose të zhvendoseni aty brenda deri në fund të shtatorit.

Mos kini frikë të djersini
Ju mund t’ju tmerrojë ideja e të kulluarit djersë mbi partnerin, por na lejoni t’ju surprizojmë duke ju thënë se djersa lëshon aromat natyrale të trupit tuaj dhe ka një efekt afrodiziak që do t’ju ndezë të dyve shumë.

Seks në natyrë
Po, është e jashtëligjshme, por rregullat janë bërë për t’u thyer. Vishni funde ose fustane për të qenë më praktikë dhe nëse gjeni një vend pa njerëz vërdallë, bëni atë që keni për të bërë. Tregohuni të shpejtë dhe në fund ndihmoni njëri-tjetrin për t’u pastruar.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432