INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Dua të kthehem!”, ja pse u pendua Noizy që shkoi në Amerikë [VIDEO]

“Dua të kthehem!”, ja pse u pendua Noizy që shkoi në Amerikë [VIDEO]

Publikuar më: 21:56 17-11-2017

Ai është një reperat më të mirë shqiptarë dhe jo vetëm, pasi fama e tij është ndërkombëtarizuar, e si rrjedhojë firmosur kontratë me kompaninë e njohur “Universal”. Bëhet fjalë për Noizyn i cili numëron shumë hite në repertorin e tij, por është edhe një nga këngëtarët më me shumë fansa, të cilët e tejmbushin çdo ambient ku ai performon.
Noizy-n e shohim gjatë gjithë kohës të angazhuar me punë, sa në koncerte të ndryshme në Evropë, nëpër aeroporte ashtu edhe në studio muzikore. E së fundmi reperi ka njoftuar se do të mbajë një tur muzikor përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në disa qytete të ndryshme, ndërkohë që në disa koncerte do të përformojë së bashku me Dafinën.
Mirëpo udhëtimi i tij i fundit drejt SHBA-ve duket se e ka bërë të pendohet Noizy-n dhe arsyeja nuk është aspak çudi. Në një postim në Insta Story, reperi dëgjohet të thotë: “Është shumë ftohtë në këtë vend. Kam nevojë të kthehem!”

Article Logic
Execution time: 0.00388503074646