INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa e veshur kuq e zi elektrizoi Prishtinën me performancën e saj, ja detajet që nuk duhet të humbisni [FOTO]

Dua Lipa e veshur kuq e zi elektrizoi Prishtinën me performancën e saj, ja detajet që nuk duhet të humbisni [FOTO]

Publikuar më: 10:27 11-08-2018

Dua Lipa mbrëmë ka ndezur atmosferën në "Sunny Hill Festival" në Prishtinë. Ajo u ngjit në skenë në orën 00:40 e cila ishte e rrethuar nga një numër i madh i fansave të cilët mezi po e prisnin. 

Dua kishte vendosur që të vishej kuq e zi me ngjyrat e flamurit shqiptar dhe me plot emocion ka përshendetur të pranishmit në gjuhën shqipe dhe i ka falenderuar për prezencën.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka kënduar dhe performuar hitet e saj që njihen nga të gjithë.


“Blind your mind” ishte kënga me të cilën Dua hapi koncertin. Përvec kësaj Dua këndoi hitin me Dj e njohur Calvin Harris “One Kiss” si dhe këngën në bashkëpunim me Martin Garrix “Scared to be lonely”.
Gjatë performancës së saj, ajo ka bërë edhe simbolin e shqiponjës disa herë me duar e cila i ka emocionuar të gjithë.

ytghbn.png

thdg.png

xv.png


“Prishtinë ju dua”, janë fjalët që këngëtarja me famë botërore thoshte më shpesh drejtuar publikut.


Dua sigurisht do i ketë bërë shumë krenarë të pranishmit, sepse ajo vazhdimisht po e citon prejardhjen e saj.


Performanca e saj u mbyll me hitin më të madh të saj “New Rules”, këngë e cila theu rekorde vitin e kaluar.


Sigurisht performance e saj elektrizuese është ndjekur edhe nga i dashuri i saj Isacc Carew i cili e ka suportuar shumë këngëtaren.


Bravo Dua….

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061