INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Droga, plas “lufta” në kufirin shqiptaro-grek

Droga, plas “lufta” në kufirin shqiptaro-grek

Publikuar më: 16:46 04-11-2016

Pranë Igumenicës policia greke është përfshirë në shkëmbim zjarri me disa trafikantë droge të dyshuar si shqiptarë në pjesën e territorit grek.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë kur trafikantët kanë tentuar të ngarkojnë në makinën rreth 100 kilogram kanabis sativa. Droga kishte hyrë më parë nga kufiri i gjelbër dhe ishte fshehur pranë pyjeve.
Në këtë moment ka ndërhyrë policia e Igumenicës për të kryer arrestimin në flagrancë por është përballur me rezistencën e trafikantëve shqiptarë që kanë hapur zjarr në drejtim të policëve dhe më pas janë larguar në drejtim të kufirit shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277