INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BBC: Shqipëria, vendi i njohur për tolerancën

BBC: Shqipëria, vendi i njohur për tolerancën

Publikuar më: 16:11 04-11-2016

Shpesh jemi paraqitur në mediat e huaja në mënyrë famëkeqe, ku shembulli më i qartë është ai i vendit më të korruptuar në Europë ose prodhuesit më të mëdhenj europianë të kanabisit.

Dhe nuk mund të themi se nuk është e vërtetë. Por një artikull i publikuar nga prestigjozja BBC nxjerr në pah anën tjetër të Shqipërisë sonë, atë që rrallëherë se e shohim edhe vetë. Artikulli i postuar dje me titull “Vendi që është i njohur për tolerancën” vihet në pah bashkëjetesa fetare në harmoni të plotë në vendin tonë. Me habi përshkruhet se konvertimi që gjetkë është i pamendueshëm, në Shqipëri është fare normal dhe i natyrshëm, bazuar në besimet personale të gjithësecilit. Për ta mbështetur atë në baza të forta është marrë si shembull dhe vizita e Papa Françeskut në vitin 2014, i cili në fjalimin e tij përgëzoi bashke-ekzistencën paqësore të feve në vendit tonë. Autoriteti më i lartë katolik tha se “diçka e tillë vihet në pah veçanërisht gjatë këtyre kohërave kur një shpirt fetar po shpërfytyrohet nga grupet ekstremiste dhe mbi diferencat fetare po shpifet”. Më në fund një arsye për të qenë krenarë.

Article Logic
Execution time: 0.0040068626403809