INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dritëhijet mbi vettingun e gjyqtarëve, KSHH: Arsyetime jo të unifikuara

Dritëhijet mbi vettingun e gjyqtarëve, KSHH: Arsyetime jo të unifikuara

Publikuar më: 17:50 28-11-2018

Procesi i vettingut të gjyqatëve dhe prokurorëve jo pak herë është kritikuar nga opozita me akuzën se përdoren standarde të ndryshme për subjekte të ndryshme. Megjithatë, këtë shqetësim nuk e ka vetëm opozita. 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit nga një monitorim që ka bërë për vendimet e dhëna nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve vëren se standardet që përdorin trupat gjykuese duhet të unifkohen.

“Standarti që trupat gjykuese kanë ndjekur në drejtim të strukturimit dhe arsyetimit të vendimit kanë nevojë të unifikohet, në drejtim të logjikës së arsyetimit, analizës ligjore, shpalosjes konçize dhe të qartë të fakteve, provave dhe argumentave të subjektit të rivlerësimit dhe të komisionit”, theksohet në raport.

KSHH vëren se pas më shumë se dy vitesh ende nuk janë jetësuar institucionet kryesore të sistemit të ri, KLGJ, KLP, KED, IP etj, ndërkohë që vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë funksionale dhe vijon të ketë një Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm, dhe se kuadri ligjor i drejtësisë ende nuk po zbatohet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373