INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria kërkon 'kokën' e gjyqtares: Vettingu po zbulon të korruptuarit. Ata nuk do shpëtojnë!

Qeveria kërkon 'kokën' e gjyqtares: Vettingu po zbulon të korruptuarit. Ata nuk do shpëtojnë!

Publikuar më: 13:57 08-08-2018

Qeveria shqiptare reagoi sot duke bërë të qartë se gjyqtarët e korruptuar nuk do u shpëtojnë dot Vettingu-t. Ministria e Drejtësisë denoncoi publikisht rastin e gjyqtares së Vlorës , për nxjerrën nga burgu të një personi me precedent kriminal ndërsa kërkoi shkarkimin e saj nga detyra. Edhe Ministria e Brendshme reagoi për të njëjtin rast, ndërsa kryeministri Edi Rama shkrujati se ‘Vettting do të pastojë deri në fund llumin”. “Vetingu po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve. Vetingu mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë”-tha Rama. 

Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar sot Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marrë masa për gjyqtaren e Vlorës. “Sistemi i drejtësisë ngul këmbë që të japë vendime qartazi të paligjshme, që vijojnë të tregojnë kalbëzimin e tij dhe drejtësinë e reformës që po zbatojmë përmes Vettingut dhe jo vetëm. Gjyqtarja Herila Çela duke mbyllur sytë para provave dhe fakteve kuptimplota ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi” për një shtetas i cili është kapur nga policia e Vlorës duke udhëtuar i armatosur edhe pse ishte nën masën e arrestit në shtëpi. Ky shkelës i ligjit dy herë i arrestuar nga policia në hakun kohor të pak muajve, lihet përsëri në shtëpi nga gjykata, falë gjyqtares Herila Çela e cila nuk e ka për herë të parë shfaqjen në një pozicion tejet shqetësues në raport me ligjin, gjë për të cilën ka qenë edhe më parë subjekt inspektimi i KLD. Sot MD i ka kërkuar inspektoriatit të KLD me shumë urgjencë të nisë hetimin për veprimin e gjyqtares në lidhje me rastin. Do e ndjekim deri në fund çështjen dhe do të propozojmë pranë KLD marrjen e masave në përpjesëtim me shkeljen deri në shkarkimin e gjyqtares”- tha zëvendës ministri i Drejtësisë në një deklaratë për mediat. Sipas tij, raste të tilla nuk janë as të reja as befasuese, por shkaktojnë revoltë e neveri në kushtet kur Shqipëria po reformon rrënjësisht këtë drejtësi të kapur e të kalbur.
“Vetingu që po zbulon pasuri të paimagjinueshme me shkelje ligjore të panumërta duhet të pastrojë llumin në togën e zezë. Ata gjyqtarë që mendojnë se do ja hedhin duke ikur nga sistemi, por jo, pas vetingut është radha e ndëshkimeve për të gjithë, se nuk është pastrimi i llumit, por garantues i një sistemit që të bëjë drejtësi”– tha ai.
Menjëherë pas deklaratës së Ministrisë së Drejtësisë, e cila deklaroi se do të kërkojë shkarkimin e Gjyqtares së Vlorës, Herila Çela, reagoi edhe Ministria e Brendshme. Përmes një deklarate për mediet zëvendës ministri Besfort Lamallari u shpreh se “ky institucion dënon vendimin e marrë nga gjyqtarja e Vlorës dhe sqaron me detaje se personi i liruar pak ditë më parë ishte arrestuar dy herë nga policia”. Sipas tij, bëhet fjalë për një njeri me precedent dhe rrezikshmëri në qytetin e Vlorës. Ai akuzoi gjykatat se po pengojnë punën e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127