INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetting në politikë? PD në pritje edhe 2 muaj, Komisioni i Venecias jep vlerësimin në dhjetor

Vetting në politikë? PD në pritje edhe 2 muaj, Komisioni i Venecias jep vlerësimin në dhjetor

Publikuar më: 16:33 26-10-2018

Opozita duhet të presë muajin dhjetor për të marrë një përgjigje finale mbi nismën e saj për Vetingun në politikë. Komisioni i Venecias ka marrë në shqyrtim propozimin e demokratëve për ndryshime kushtetuese dhe lajmëron se në dhjetor do të japë opinionin e saj mbi këtë nismë. Këshilli i Legjislacionit përplas shumicën dhe opozitën. Demokratët akuzojnë qeverinë se po zvarrit qëllimisht këtë proces dhe me seancat dëgjimore po fut këtë proces në kalandrat greke.
Vasilika Hysi:
“Komisioni i Venecias ka kthyer përgjigje që do ta shqyrtojë në muajin dhjetor, dhe përderisa është një institucion evropian që jep vlerësimet për ndryshimet kushtetuese”.
I vetmi pjesëtar demokrat që mori pjesë në këshillin legjislativ ishte Ervin Saljanji, i cili akuzoj shumicën se po fut diskutimin e ndryshimeve kushtetuese në kalendat greke.
Ervin Saljanji:
“Është e qartë se mazhoranca nuk e do Vettingun e politikës dhe është e qartë se qytetarët shqiptarë duan njëherë e mirë, sidomos pas zbulimit të ngjarjeve të lidhjes së politikanëve me krimin, të shkëputen njëherë e mirë lidhjet e politikanëve me krimin. Ne si PD kemi kërkuar kontrollin e integritetit të politikanëve, të lidhjes së tyre me krimin dhe kontrollin e pasurisë së politikanëve. Këto nuk besoj se ka qytetar që i do. Nuk besoj se ka qytetar që nuk traumatizohet kur kryetar bashkie të zgjedhur nga PS thonë se "unë e njoh Niçen" dhe na i shesin si normalitet”.
E pas kësaj akuze Saljanji braktisi mbledhjen e komisionit, ku ishin ftuar në një seancë dëgjimore me shoqatat e biznesit dhe profesionet e lira.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264