INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa Vetting në politikë nuk ka Parlament, zgjedhje, ekonomi dhe demokraci

Pa Vetting në politikë nuk ka Parlament, zgjedhje, ekonomi dhe demokraci

Publikuar më: 12:26 03-10-2018

Oerd Bylukbashi:
“Vettingu i politikanëve duhet bërë shpejt. Nëse ne nuk pastrojmë këtë lidhje të krimit me politikën nuk do të ketë as zgjedhje, as demokraci, nuk mund të ketë as parlament dhe as ekonomi”.
Ky është paralajmërimi më i fortë i opozitës për zgjedhjet e ardhshme vendore. Në këto kushte demokratët kërkojnë që të shqyrtohet me emergjencë nisma e opozitës për ndryshime kushtetuese, me qëllim realizimin e Vettingut në politikë. Por opozita për të përcjellë qëndrimin e saj në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit u paraqit vetëm me një përfaqësues.
Oerd Bylykbashi:
“Mos vrisni me procedurë këtë proces”.
Por shumica hedh poshtë çdo mundësi zvarritje të këtij procesi.
Gramoz Ruçi:
“Nuk do të ketë zvarritje të këtij procesi. Të merren masat për çështjen dhe të vazhdojë puna. Prandaj është shpejtuar që brenda 2 ditëve ju nis Komisioni i Venecias”.
Por shumica kërkon që të zgjerohet edhe tek familjarët e politikanëve procesi i Vettingut.
Ulsi Manja:
“Në rrafshin politik qëndrimi ynë ka qenë dhe do të jetë në çdo lloj Vettingu të politikës. Jemi për pastrimin e politikës. Madje kjo nismë është e cunguar pasi lë jashtë Vettingut persona të afërm familjarë të politikanëve. Në rrafshin kushtetues dhe ligjor qëndrimi ynë ka qenë i qartë. Kërkojmë as më shumë dhe as më pak respektimin e Kushtetutës dhe të rregullores së Kuvendit”

Article Logic
Execution time: 0.0018970966339111