INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu shkarkon prokurorin që hetoi Vip-at [EMRI]

Vettingu shkarkon prokurorin që hetoi Vip-at [EMRI]

Publikuar më: 13:25 15-11-2018

Vetting shkarkon nga detyra prokurorin Ramadan Troci i cili ishte kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Komisionerët e vetting-ut thanë se, pas sitës së trefishtë të vetting-ut, rezulton se prokurori Troci ka një apartament në pronësi dhe një llogari bankare prej 2.5 milionë lekësh. Por, KPK-ja shtoi se prokurori ka probleme me pasuritë, përderisa nuk shpjegon dot nëse ka apo jo pjesë në një shtesë pa leje prej 32 metrash katrorë, të ndërtuar nga i ati në Paskuqan.

Gjithashtu, KPK-ja mendon se prokurori nuk qartëson kontratën e qirasë të lidhur me një person tjetër, për një banesë në të cilën Troci jeton bashkë me familjen.

I njohur si prokurori që hetoi ish-guvernatorin Ardian Fullani, si dhe hapi skandalin e tokave në Vlorë, por duke firmosur edhe arrestimin e ish-kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, Trocit iu kërkua llogari edhe për dosjet hetimore në Bulqizë. 

Article Logic
Execution time: 0.003870964050293