INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të jeni të lumtur dhe nuk keni plane për jetën? Ja cilat janë gjërat të cilat duhet ti bëni të paktën një herë…

Doni të jeni të lumtur dhe nuk keni plane për jetën? Ja cilat janë gjërat të cilat duhet ti bëni të paktën një herë…

Publikuar më: 15:21 24-11-2017

Shpesh ndodhë që në momente të caktuara të gjendemi pa plane për jetën.

Sipas ekspertëve kur ndodhë ky fenomen jeta është më e mirë dhe më e lehtë. Nuk është e thënë që të kesh miliona por mjafton që të gjeneroni ide të bukura.

Prestigjozia britanike “Daily Mail” na paraqet një listë me gjërat që duhen bërë të paktën një herë në jetë:

Vizitoni një vend ekzotik – aty ku do të ndjeheshit si në qiell.

Bli bileta për një festival të muzikës, dhe shijoje plotësisht atë.

Vraponi në një gjysmë maratonë.

Bëni not një herë në jetë duke qenë lakuriq.

Mësoni të gatuani, së paku një herë impresiononi seriozisht familjen dhe miqtë.

Studioni trungun tuaj familjar, nuk jeni të vetëdijshëm se çfarë do të zbuloni.

Provoni të hidheni nga lartësitë me parashutë.

Kaloni një natë në një qytet të panjohur me njerëz të panjohur – vallëzoni deri në agim.

Mësoni të bëni kokteje.

Merreni një herë mikrofonin në ndonjë bar të karaokeve dhe këndoni ashtu siç dini.

Provoni gjithsesi të zhyteni.

Edhe nëse ndjeheni i humbur në ndonjë udhëtim s’ka rëndësi – shpesh kjo është pjesa më e mirë e një udhëtimi.

Pushtojeni një bjeshkë, jo domosdoshmërishtë duhet të jetë Mount Everest.

Kaloni një natë ose edhe dy nën qiellin e hapur me plotë yje.

Shkoni në një kurs dhe mësoni diçka të re – do të jetë përvojë e jashtëzakonshme.

Zhvillojeni vullnetarizmin.

Gjejeni dikë që vërtetë do të ju dashurojë.

Udhëtimet me ture dhe njerëz të panjohur mos të ju frikësojnë. Provojeni 

Shkoni në një ngjarje të madhe sportive si Kupa e Botës, Olimpiada, një kampionat kombëtar.

Merrni me qera një shtëpi pushimi me njerëzit që nuk i njihni – krijoni miq të rinj.

Lëni gjithçka për një ditë ose edhe një javë të tërë. Jini vetëm me veten.

Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992