INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Doni të dini pse gjysmës së Tiranës i ikën dritat natën e ndërrimit të viteve''? Shehaj ka ironizuar deklaratën e OSHEE-së

''Doni të dini pse gjysmës së Tiranës i ikën dritat natën e ndërrimit të viteve''? Shehaj ka ironizuar deklaratën e OSHEE-së

Publikuar më: 20:50 02-01-2018

Ndërprerja e energjisë natën e ndërrimit të viteve, ishte një ngjarje që indinjoi shumë njerëz, përfshirë këtu dhe deputetin e PD, Agron Shehaj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka ironizuar deklaratën e OSHEE-së, për mungesën e energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit në natën e ndërrimit të viteve.

Me anë të një statusi në Facebook, Shehaj shkruan se edhe për mungesën e energjisë elektrike, ashtu dhe çdo gjë tjetër që po i ndodh Shqipërisë fajin e ka "opozita".

Ja postimi i Shehajt:

Ka 27 vjet, të paktën, që natën e Vitit të Ri ndodhin ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të mbingarkesës.

Doni të dini pse gjysmës së Tiranës i ikën dritat natën e ndërrimit të viteve? "Sepse, pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të qeverisë, disa militantë të Opozitës qëlluan me pistoleta mbi nënstacionin për të sabotuar partinë dhe atdheun".

Pasi na thanë që:

...Saimiri i përgjimeve të Antimafias nuk ishte ish-superministri Tahiri, por një kamionist;

... Socialistët po bënin shtet ndërkohë që fiknin radarët;

...Shqiptarët ikin për fajin e opozitës, dhe jo sepse nuk duan të rrisin fëmijët e tyre në Shqipërinë e Edi Ramës dhe banditëve të Oborrit të tij;

... Imunitetin Tahirit nuk ja hoqën sepse ai kërcënoi që do tregonte përfshirjen e Ramës, por sepse prokurorët ishin veriorë dhe të paaftë;

...Në Shqipëri nuk ka kanabis, por është një shpikje e opozitës për të ndaluar integrimin në BE;

...Policia ka asgjësuar 99,9% të drogës, dhe skafet me drogë që kapen nga Policia italiane nuk vijnë nga Shqipëria;

... TVSH-ja e rritur nuk i rrit çmimet dhe nuk favorizon oligarkët e Qeverisë, por përkundrazi i ul çmimet;

...Shqiptarët nuk kanë ujë për fajin e lidhjeve abuzive, dhe jo sepse nuk ka investime;

...Punë ka, por nuk ka profesionistë;

..Qeveria i ka krijuar 250 mijë vende pune, por shqiptarët nuk e duan Atdheun (të fryrë nga PD-ja) dhe ikin në Gjermani.

......

Duan të na bindin që, edhe për prerjen e dritave natën e Vitit të Ri fajin e ka PD-ja, pavarësisht se ka ndodhur shpesh edhe vitet e shkuara, edhe në qeverisjen e PD, te kenë ikur dritat për shkak të mbingarkesës së fundvitit.

Kjo qeveri di vetëm të mashtrojë qytetarët deri sa sajon "sulme të armatosura të opozitës kundër rrjetit të shpërndarjes elektrike kombëtare".

 

fghjk.jpgUntitled.png

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167