INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu i shkon në zyrë Edi Ramës

Donald Lu i shkon në zyrë Edi Ramës

Publikuar më: 17:39 15-11-2017

Situata politike në vendin tonë është e nxehtë. Ndërsa ambasadori Amerikan Donald Lu nuk ka nguruar në asnjë rast që të lëshojë mesazhe të forta ndaj klasës politike në vendin tonë. Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Ambasadori amerikan, Donald Lu po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë. Mësohet se takimi ëhstë zhvilluar në mesditë dhe ka zgjatur më shumë se gjysëm ore. Takimi vjen në një moment kur thirrja e diplomatit amerikan për arrestimin e peshqve të mëdhenj përsëritet hapur. Ndërkohë Donald Lu nuk ka nguruar që të përcaktojë dhe detline për këtë çështje. Ambasadori amerikan ka thënë se në fillim të vitit të ardhshëm pret arrestimin e ‘peshqve’ të mëdhenj.

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262