INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzë e re për Klement Zgurin

Akuzë e re për Klement Zgurin

Publikuar më: 17:21 15-11-2017

Partia Socialiste ka ngritur akuza të reja për kryetarin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me përpjekjen e bërë gjatë ditës së sotme nga kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, duke falsifikuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të shpëtuar kryebashkiakun e Mallakastrës Agron Kapllanaj nga zbatimi i ligjit të dekriminalizimit. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, Balla thekson se Klement Zguri po “zhytet” edhe më thellë në llumin e stisur nga Basha dhe Kryemadhi, për të shpëtuar kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
Taulant Balla:
“Kryetari i KQZ Klement Zguri “zhytet” edhe më thellë në llumin e stisur nga Basha&Kryemadhi për të shpëtuar kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj nga zbatimi i ligjit të dekriminalizimit. Vepër penale përpjekja e sotme e Zgurit për të fallsifikuar vendimin e KQZ. Pak më vonë bëhen publike provat”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834