INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agron Kapllanaj ia “hedh”, KQZ nuk i heq mandatin. Reagon Balla...

Agron Kapllanaj ia “hedh”, KQZ nuk i heq mandatin. Reagon Balla...

Publikuar më: 16:34 03-11-2017

KQZ nuk i ka hequr mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili ka qënë i dënuar dy vjet në Itali për vjedhje.
Për këtë ka reaguar dhe Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, që tha se për Lulzim Bashën, ligji dhe drejtësia nuk mund të veprojnë kur bëhet fjalë për vetë Lulzimin apo për një ushtar të “ushtrisë së vdekur” të PD-së. “Siç paralajmërova dje në Parlament dhe sot, Lulzim Basha në bashkëpunim me Monika Kryemadhin ushtruan ndikim të paligjshëm ndaj anëtarëve të KQZ, e për pasojë 4 anëtarë të KQZ thyen hapur ligjin. Përmes ndërhyrjes së paligjshme të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, KQZ vendosi sot që Mallkastra të vazhdojë të ketë kryebashkiak një të dënuar me dy vite burg për “vjedhje”, vetëm pse Agron Kapllanaj është përfaqësues i Partisë Demokratike,” tha Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0032801628112793