INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria rrezikon një ’97 të dytë. Kërcënohet nga gjyqet në Arbitrazhi [VIDEO]

Publikuar më: 17:34 03-11-2017

A po rrezikon Shqipëria ekonomikisht një 97 të dytë? Përgjigja e kësaj pyetje mund të jetë e frikshme për ekonominë shqiptare, për shkak të çështjeve që qeveria shqiptare ka në arbitrazh. Alarmi është bere publik nga ish ministri i drejtësisë Petrit Vasili, në një shkresë që mban datën 10 prill 2017, e që i është drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryetari të kuvendit në atë kohë ilir Meta.

Petrit Vasili:
“Kjo është e barabartë me piramidat që kemi kaluar dikur, në vitin ‘97. 2 miliard euro është një rrënim ekonomik me pasoja shumë të frikshme. S’do të doja që të ndodhte kurrë kjo gjë e prandaj i jam drejtuar Kryeministrit në atë kohë”.
Në një intervistë për IN Tv Vasili thotë se shqetësimi i parë në fakt ka ardhur nga avokatura e Shtetit.
Petrit Vasili:
“E vërteta është se Avokatura e Shtetit në materialin që më ka referuar mua si ministër në atë ka ngritur shqetësimin. Përpara një situate të jashtëzakonshme Avokatura e shtetit duhej të mbështetej”.
Por ajo që është më shqetësuese për numrin dy të LSI është sjellja e Kryeministri Edi Rama.
Petrit Vasili:
“Rama nuk vuri ujin në zjarr për këtë çështje”.
Vasili flet me shqetësim të madh, pasi qeveria sipas tij duhet të veprojë me shpejtësi për të gjetur një zgjidhje për këtë situate.
Petrit Vasili:
“Duhet të veprojmë shpejt, brenda 2017 mund të vijnë vendimet e para”.
Edhe pse nuk është optimist për sjelljen e qeverisë për këtë situatë, Petrit Vasili paralajmëroji thirrjen në interpelancë të Kryeministrit për këtë çështje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041050910949707