INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kapën 613 kg kokainë në Durrës, reagon ambasadori Lu: Përgëzojmë policinë shqiptare, por trafiku i drogës po rritet [FOTO]

U kapën 613 kg kokainë në Durrës, reagon ambasadori Lu: Përgëzojmë policinë shqiptare, por trafiku i drogës po rritet [FOTO]

Publikuar më: 19:59 28-02-2018

Në Durrës u kapën dhe u sekuestruan një sasi prej 613 kg droge dhe pas shumë reagimeve ka ardhur edhe deklarata ambasadorit amerikan Donald Lu. Ambasadori Donald Lu ka përgëzuar sot shtetin shqiptar për kapjen e kokainës në Durrës. Sipas amerikaneve, kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. “Është një tregues pozitiviv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje”, thuhet ne njoftim.

Deklarata e plotë
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës.”

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994