INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Shëndetësisë në gatishmëri, shpëtohen mrekullisht 2 gra në Shkodër [FOTO]

Ministria e Shëndetësisë në gatishmëri, shpëtohen mrekullisht 2 gra në Shkodër [FOTO]

Publikuar më: 19:30 28-02-2018

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në gatishmëri "Njësinë e Helikopterëve" në këtë situatë të vështirë të bllokimit nga dëbora të zonave të thella malore. Në kushte ekstreme të motit, pas dy tentativash për t’u ulur në fshatrat Nënmavriq dhe Lekaj, mjekët dhe stafi i Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ja dolën të shpëtojnë dy gra me probleme akute në fshatrat e Shalës së Shkodrës, të cilët ishin bllokuar nga dëbora.

Një grua 42 vjeçare me probleme kardiake dhe një rast apandesiti akut sapo kanë mbërritur në këto momente në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pas ndërhyrjes së vështirë por të suksesshme të ekipit të Njësisë së Helikopterëve në zonat e bllokuara nga dëbora.

Pacientët janë aktualisht nën kujdesin e mjekëve të QSUT-së. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përgezoi ekipin e mjekëve dhe stafin e Njësisë se Helikoptereëe për përmbushjen e misionit, që shpëtoi dy gra nga fshatrat e thellë të Shkodrës.

barrela.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434