INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Radhët në zyrat shtetërore, qeveria lehtëson qytetarët

Radhët në zyrat shtetërore, qeveria lehtëson qytetarët

Publikuar më: 15:43 20-09-2017

Radhët e pritjes për të marrë një shërbim në zyrat shtetërore kanë shoqëruar shqiptarët që në kohën e regjimit komunist e deri më sot. Për të marrë një dokument, qoftë një çertefikatë, qytetarëve ju është dashur të presin me orë të tëra në radhë. Por nga kjo javë duket se makthi i radhëve për 2 dokumenta të rëndësishëm do të marrë fund. Në zyrat shtetërore duke nisur nga kjo javë nuk do t’u kërkohen më 2 dokumenta, certifikata dhe karta e shëndetit. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është bërë publik nga ministrja e shëndetësisë. Kjo procedurë do të kursejë kohë dhe para për qytetarët shqiptarë.

Article Logic
Execution time: 0.004162073135376