INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donal Lu: Politikanë të korruptuar po bllokojnë reformën

Publikuar më: 16:39 18-01-2018

Ka politikanë që po tentojnë të bllokojnë zbatimin e reformës në drejtësisë. Kështu deklaron ambasadori amerikan Donald Lu, i cili ka zgjedhur të jetë i drejtpërdrejtë me mesazhet e tij drejtuar klasës politike dhe shqiptarëve. 

Donald Lu:

“Në të vërtetë, ka politikanë në shumicë dhe në opozitë që nuk duan që reforma në drejtësi të ketë sukses. Do të dështojnë sepse populli shqiptar e kërkon këtë reformë”.

Kapja e peshqve të mëdhenj, një fjali që ambasadori amerikan e ka përdorur jo radhë herë, tashmë këtë pyetje ai ia drejton vetë klasës politike.

Donald Lu:

“Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar?  Këtë pyetje i bëj çdo zyrtari të qeverisë që takoj. Gjyqi i Emiljano Shullazit është drejt fundit. Në dhjetor, Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtojë lirimin para kohe të Lul Berishës nga burgu. Policia ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet për të kapur Klement Balilin. Por nuk duam premtime, duam rezultate. Njerëz seriozë në qeveri dhe në opozitë kërkojnë rezultate. Kjo përpjekje ka mbështetjen e plotë të prokurorëve federalë të SHBA dhe agjencive ligjzbatuese amerikane”.

Reforma në drejtësi po jep efektet e para

Megjithatë për diplomatin amerikan efektet e reformës në drejtësi kanë dhënë sinjalet e para. 

Donald Lu:

“Efektet e para janë ndjerë tashmë. Ka njerëz të korruptuar që kanë frikë. Reforma e gjyqësorit ka filluar dhe populli shqiptar duhet të jetë i paduruar për frytet e kësaj reforme”.

Article Logic
Execution time: 0.0038881301879883