INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doli nga burgu dhe i dha fund martesës?! Fjolla Morina thyen heshtjen dhe bën paraqitjen e parë pas lirimit!

Doli nga burgu dhe i dha fund martesës?! Fjolla Morina thyen heshtjen dhe bën paraqitjen e parë pas lirimit!

Publikuar më: 14:27 28-09-2021

Pas problemeve të shumta me drejtësinë, qetësi duket se nuk po gjen as në jetën sentimentale.

Vetëm pak ditë pasi u lirua nga paraburgimi Fjolla po përjeton një krizë me bashkëshortin, Fisnikun.


Kështu të paktën po flitet dhe dyshimet nisën pasi Fjolla mbylli llogarinë e saj të Instagramit dhe Fisnik Syla ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij.

Mbi të gjitha Fisniku nuk e ndjek më vajzën e Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.

Kjo ka ngjallur dyshimet për një krisje të mundshme të marrëdhënies së Fjollës dhe Fisnikut, ku ndoshta mund t’i kenë dhënë fund dhe martesës.

Pas përhapjes së këtyre lajmeve Fjolla theu heshtjen dhe u kthye në rrjete sociale duke bërë një dedikim për njeriun e zemrës.

Ajo ka zgjedhur një moment të veçantë, në ditën e parë të shkollës së vajzës së saj të vogël.
Alayah, nis klasën e parë, dhe Fjolla e ka shoqëruar, e veshur me një kostum të bardhë, me trupin në formë.

Këngëtarja nuk i ka fshehur emocionet dhe i ka uruar të bijës suksese, krahas fotos me të dhe mësuesen në oborrin e shkollës.

“Një fillim i ri sot për ty vajza ime e vogël. Uroj të jetë i mbarë rrugëtimi drejt dijes. Jam shumë krenare me ty. Suksese për ty dhe për të gjithë fëmijët anë e kënd botës” – ka shkruar Fjolla.

Article Logic
Execution time: 0.0021529197692871