Padiskutim kur dëgjojmë “Ç’ndodh me të shtunat “prime-time”?! apo “Kush konkurron kë të shtunave “prime-time” na vjen vetëm një emër dhe këtë nuk mund ta mohojmë dot. Bëhet fjalë për Luana Vjollcën dhe se si ia doli të triumfojë mes emrave më në zë dikur dhe si sot ia arriti të jëtë ndër më të preferuarat e publikut.
Prej vitesh tashmë të shtunat mbrëma u identifikuan me emrin e prezantueses që ia doli të marrë titullin autore programesh e më pas këtë titull ta kthente në “trend”, se dikur këtë titull e dëgjonim rrallë e për mall.
Të flasim për rrugëtimin e Luana Vjollcës në këto 15 vite karrierë në Top Channel do na duhej shumë kohë, por ajo që dimë të themi është se arriti t’u tregojë shumë vajzave të reja se “ti mund t’ja dalësh vetëm duke punuar fort”.
Epo prej kohësh përflitej largimi i autores dhe moderatores së njohur nga televizioni ku u krijua dhe u bë shtëpia e saj dhe tashmë e kemi një përgjigje nga vetë Luana: Pas 15 vitesh nuk do të jetë vërtet më në Top Channel!
Këtë lajm e dha pak minuta më parë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku na zbuloi se një epokë e bukur mbaroi, por një tjetër epokë po fillon dhe nga tani: “Prioriteti jeni ju!”
Këtë gjë kuptuam nëpërmjet rreshtave ku flet për përmbajtjen e projektit të saj më të ri që pritet të marrë jetë shumë shpejt me titullin “THUAJE” dhe si duket prioriteti i autores me projektin e ri #Thuaje do jetë ardhja në ndihmë e njerëzve që të kenë zë në sfidat e jetës.
Postimi i plotë:
Nuk e paskam dit’ sa shumë qenkemi dasht’!
Dashni pa kushte, dashni e madhe, dashni e vërtetë, e njëjtë nga të dyja palët: Unë dhe Ju.
Për Ju që më pyesni e më shkruani qindra e mijëra herë gjatë ditës “Kur do të rikthehesh në TV”- e kërkoni këtë me ngulm gati-gati në protestë…WOW ça ndjesie! Qenka dasht’ me u ndal pak, me pas kohë me përjetu dashninë tuaj, me kuptu sa e fortë dhe e vërtetë qenka kjo dashni, me reflektu tek vetja që vërtetë kam punuar shumë shumë shumë fort për kaq e kaq shumë vite por ia paska vlejt’ barra qeranë.
Arritja më e madhe në këtë profesion qenka kur njerëzit t’i marrë malli për ty në ekran – aq shumë sa të merr ty malli për duartrokitjet e tyre!
Ndjej për detyrim të ndaj me Ju publiku im, ju që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim televiziv, ju që më keni komplimentuar, kritikuar, dashur e urryer… Secili prej jush ka kontribuar në formimin tim artistik.
Duke e marrë këtë konfirmim kaq të madh që ju kam në krahë në çdo hap më ka lehtësuar peshën e vendimeve ndoshta edhe pa dëshirën e plotë, por për shkak të rrethanave dhe arsyeve madhore, për të cilat nuk do të doja të flisja, ashtu siç kam zgjedhur përherë…
Nga ky sezon nuk gjendem nën logon e Top Channel (i cili, do të mbetet përherë shtëpia ime, ku u rrita dhe u zhvillova për 15 vite). Prandaj, si rrjedhojë, këtë sezon të shtunën mbrëma nuk do ta ndajmë bashkë duke luajtur, qeshur e argëtuar me “Shiko Kush LUAN”.
Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje
Mirëpo, assesi nuk do t’iu lë në baltë, ashtu siç e di që Ju s’do të më linit kurrë mua.
Paralelisht jam duke punuar për të qenë sa më shpejt afër jush me programe argëtuese, çdo të shtunave mbrëma, sepse tradita jonë mund të vonojë por nuk do të mungojë, PREMTOJ!
Gjithmonë e juaja,
Luana Vjollca”