INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Andi thyen heshtjen dhe flet për sherrin që prishi miqësinë me Atdheun

Andi thyen heshtjen dhe flet për sherrin që prishi miqësinë me Atdheun

Publikuar më: 15:31 28-09-2021

Pas ndarjes nga Sara, Atdheu deklaroi se i kishte dhënë fund miqësisë edhe me Andin. Atdheu tregoi se ka qenë ai që ka bashkuar Andin dhe Jasminën gjatë krizave në lidhje, por në momentin që ata u ndanë përfundimisht Andi i kërkoi Atdheut të mos publikonte më foto me Jasminën dhe ai e respektoi kërkesën e shokut. Nga ana tjetër, sipas Atdheut, Andi nuk bëri të njëjtën gjë në momentin që ai u nda nga Sara.

 

“Vetëm 1 ditë pas ndarjes time me Sarën e kuptoi e gjithë Shqipëria, Andi hedh foto me të me arsyetimin se nuk e ka ditur që jemi ndarë”, tha Atdheu duke shtuar se kanë ndodhur edhe disa situata të tjera, por kjo ishte kulmi.

 

Për sherrin e tyre Andi ka reaguar për herë të parë në intervistën e tij 60 sekonda për “Prive”. I pyetur për arsyen, ai zgjodhi ta komentojë shkurt, duke thënë thjesht “Pa lidhje, e din ai vetë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779