INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të marrë 180 mijë EURO për këngën inauguruese të stadiumit? Reagon për herë të parë Ardit Gjebrea: Hajde hajde…[FOTO]

Do të marrë 180 mijë EURO për këngën inauguruese të stadiumit? Reagon për herë të parë Ardit Gjebrea: Hajde hajde…[FOTO]

Publikuar më: 12:28 11-11-2019

Mbrëmjen e kaluar u zhvillua ndeshja testuese në stadiumin e ri kombëtar. Ndërsa më 17 nëntor, në vigjilje të ndeshjes eleminatore Shqipëri-Francë do të bëhet edhe inaugurimi zyrtar i impiantit më të ri në vend.

Qeveria nuk i ka kursyer paratë edhe për show-n që do shoqërojë këtë ngjarje. Por u tha se më i fituari mes të gjithëve duket se është kantautori Ardit Gjebrea.

Sipas mediave, ky i fundit do të shtojë në llogarinë e tij plot 180 mijë euro për 3 këngë që zgjasin 8 minuta. Me pak fjalë, reth 40 milionë në minutë do të ai. Mirëpo asgjë nuk është e vërtetë dhe për këtë ka reaguar vetë Arditi duke përgënjeshtruar lajmin.

“Hajde hajde po ku e gjetëtkët mo??? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe e njoh, mund edhe të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin.”- shkruan Arditi në Instagram.

ardit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021750926971436