INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 20 vitesh “Kënga Magjike” me risi të reja: Ja kur nis transmetimi live dhe si mund ta ndiqni atë nëse nuk keni dekoder DigitAlb [VIDEO]

Pas 20 vitesh “Kënga Magjike” me risi të reja: Ja kur nis transmetimi live dhe si mund ta ndiqni atë nëse nuk keni dekoder DigitAlb [VIDEO]

Publikuar më: 10:24 31-08-2019

“Kënga Magjike” e këtij viti do të vijë me shumë ndryshime, të paktën kështu ka paralajmëruar Ardit Gjebra në klipin prezantues të festivalit që do të zhvillohet si gjithmonë në vjeshtën e këtij viti.

Por përveç ndryshimeve ndoshta në pjesmarrje dhe në votim, që do ti kuptojmë më shumë kur të afrojnë datat për nisjen e kompeticionit muzikor, të reja ka dhe në përbërjen e jurisë së “New Artist”.

e7c1e0c11a7c09c420d2b45d081aaf05_L.jpg

Indeksonline na ka treguar deri më tani se janë konfirmuar Armend Rexhepagiqi, Arben Skënderi, Jonida Maliqi dhe Dalina Buzi. Ndërkohë burime ekskluzive për News31.al tregojnë se anëtari i pestë do të jetë Enkel Demi, duke mbyllur kështu jurinë që këtë vit, siç është shprehur dhe Gjebrea do të ketë rol më kryesor dhe më tepër vendimmarrje.

Së fundmi, Ardit Gjebrea ka njoftuar në llogarinë e tij të Instagramit se nga data 22 shtator do të nisë transmetimi live i këngëve të festivalit “Kënga Magjike 2019”.

Përmes një postimi në Instagram, ai shprehet se ky vit do të jetë ndryshe sa i përket votimit, ku për herë të parë do të votojnë edhe telespektatorët.

“Pas 20 vitesh eksperiencë, “Edicioni 21” do sjellë të rejat që ndër vite janë diskutuar dhe kërkuar nga vetë artistët dhe publiku”- është shprehur Arditi i cili ka shpjeguar edhe mëtodën e votimit.

Por një nga ndjekëset e moderatorit është ankuar për faktin që ka një muaj pa ndjekur televizionin Klan, duke qenë se dy kanalet Klan dhe Klan HD tashmë transmetohen në Tring. Kjo nuk ka mbetur pa përgjigje nga ana e Arditit, i cili shprehet se të gjithë do ta shohin këtë vit festivalin:

“Unë të hënën do kthehem të nis punën dhe do mësoj edhe infot për ndryshimet në transmetimin satelitor. Për një gjë jam i sigurtë, që kur të fillojë #edielashqiptare dhe #këngamagjike, nuk do ketë shqiptar që nuk do e shohë, pasi Klan-i nuk mund të lërë askënd pa e ndjekur. Ne fillojmë me të dielën në 15 Shtator. Shihemi dhe vërtetë ju jam mirënjohës që na ndiqni! Nuk do ju zhgënjejmë edhe këtë vit! ”- është përgjigjia e Arditit për komentuesen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041859149932861