INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ndërprehet koncerti, Rita Ora bën gjestin madhështor që i bëri të gjithë krenarë [FOTO]

I ndërprehet koncerti, Rita Ora bën gjestin madhështor që i bëri të gjithë krenarë [FOTO]

Publikuar më: 10:41 31-08-2019

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të preferuara pë të gjithë publikun shqiptar dhe jashtë saj, ku po korr një sukses të madh në karrierë.

rita-ora-2019-met-gala-12.jpg

Së fundmi, Rita ka qenë pjesë e një koncerti në Kroaci, por për disa minuta, koncerti u ndërpre për shkak të problemeve teknike dhe në atë moment, fansat e kanë suprizuar këngëtaren të cilët janë mbledhur në sallën e Visnjikut, kanë kënduar të gjithë një zëri këngët e këngëtares. Rita e quajti Kroacinë si një ndër vendet më të bukura ku ajo ka qenë, me njerëz të mrekullueshëm e bujarë.

“Kam qenë në shumë vende të bukura, por ky është një nga më të bukurit. Kroacia është një vend i bukur me njerëz të mrekullueshëm dhe bujarë”- është shprehur Rita.

sgr.JPG

Gjithashtu, këngëtarja është shprehur se ky koncert ka qenë një ndër shfaqjet më të mira për të këtë verë dhe pastaj ka folur për vendin e saj të lindjes, Prishtinën, duke u treguar krenare për të dhe e lumtur që e përfaqëson.

“Unë nuk e di se çfarë të pres, por kjo është një nga shfaqjet e mia më të mira këtë verë . Kam lindur jo shumë larg nga këtu, në qytetin e Prishtinës, një pjesë e familjes sime jeton ende atje. Ka kaq shumë këngëtarë të mirë nga vendi im, dhe kam ardhur këtu, është gjë e bukur të përfaqësosh vendin tënd!”- ky është mesazhi që ajo dërgoi nga skena.

rt.JPG

Rita u mbështjell me flamurin kroat dhe u përshëndet me duartrokitje dhe duke brohoritur emrin e saj nga fansat pas saktësisht 60 minutave të koncertit dhe u largua nga skena.

ytu.JPG

dty.JPG

Article Logic
Execution time: 0.010071992874146