INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viziton 3 shtete brenda 3 ditëve me nga 4 orë gjumë, Rita Ora rrëfen se si ka mbijetuar gjatë kësaj kohe nëpër koncerte [FOTO]

Viziton 3 shtete brenda 3 ditëve me nga 4 orë gjumë, Rita Ora rrëfen se si ka mbijetuar gjatë kësaj kohe nëpër koncerte [FOTO]

Publikuar më: 17:16 31-08-2019

Rita Ora është një ndër artistet më të kërkuara nëpër koncerte në botë. Së fundmi, ajo ka performuar në Rumani, Rusi dhe Kroaci, ku është mirëpritur nga mijëra fansa. Në këto tri shtete, ajo ka udhëtuar për vetëm tri ditë e ndërsa angazhimet e shumta e kanë lënë pa gjumë.

Ka qenë vetë kënëgtarja me origjinë shqiptare që e ka treguar këtë nëpërmjet disa fotove që ka publikuar në Instagram.

“Mbijetova tri shtete në tre ditë dhe rreth katër orë gjumë në mes. Tani kam mbaruar këtu. Jo mjaft e sigurt,për të qenë e sinqertë”, ka shkruar ajo.

 

 

Rita është kthyer në Londër pas koncertit në Kroaci, dhe tani ka disa ditë të lira për të pushuar pas angazhimeve të shumta me turneun e saj.

Article Logic
Execution time: 0.008018970489502