INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ardit Gjebrea zbulon prezantuesen bukuroshe të Këngës Magjike 2019 [FOTO]

Ardit Gjebrea zbulon prezantuesen bukuroshe të Këngës Magjike 2019 [FOTO]

Publikuar më: 09:15 15-08-2019

Edhe disa javë kanë ngelur dhe në Tv Klan do të nis spektakli "Kënga Magjike". Prej kohësh në media është përfolur për këtë edicion dhe janë zbuluar shumë detaje në lidhje me të. Siç dihet si çdo vit prezantues do të jetë Ardit Gjebrea dhe vetëm pak kohë më parë u përfol se krahë tij do të ishte moderatorja, Arbana Osmani.

kenga-magjike.jpg

Së fundmi, lidhur me këto lajme reagoi Arditi i cili tha se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë dhe se me Arbanën ishte takuar vetëm për një drekë mes miqsh. Megjithatë, së fundmi është zbuluar se përkrahë Ardit Gjebreas në ‘Kënga Magjike’ do të jetë modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi.

DROLA.jpg

Po ashtu, ishte Adrola ajo që i ka vendosur kapakun këtij muhabeti e cila ka publikuar një foto me Arditin pranë së cilës ka shkruar:

“Emocionet thyejnë ligjet e modestisë, dhe pa dashur realiteti i ngjan një ëndrre! Faleminderit Ardit Gjebrea. Kënga Magjike 2019”

ardit.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828