INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do ngatërroheni! Getoari merr sozitë e Marinës dhe Luanës në videoklipin e tij më të ri [FOTO]

Do ngatërroheni! Getoari merr sozitë e Marinës dhe Luanës në videoklipin e tij më të ri [FOTO]

Publikuar më: 21:55 03-11-2017

Lideri i Babastars vetëm, mesa duket ai ka preferuar që kësaj radhe të këndojë vetëm.

Lideri i “Babastars” publikoi sot videoklipin e tij më të ri, “Birthday”, ku shfaqen dy modele të cilat duket si të jenë sozia e Marina Vjollcës dhe Luana Vjollcës.

Skena e parë është një ditëlindje familjare, ku një vajzë e buzëqeshur bjonde fryn qirinjtë, ndërsa dy vajza, që janë motra ose të afërme të saj, mbajnë tollumbace dhe duartrokasin. Vajza bjonde të kujton Marinën, kurse njëra prej vajzave brune është shumë e ngjashme me Luanën.

Kënga është një dedikim romantik për një të dashur, së cilës i uron ditëlindjen duke e këshilluar të argëtohet pa e vrarë mendjen. Megjithatë, duhet të mos harrojë cili është “ai që e prish” dhe që e ka nga pas në çdo moment, si “bishë”, shkruan anabel.

 “Nata ësht’ e jotja veç trego se kush ta prish/ zemër rri mshirt se përmas e ke një bish”

Vajza është aq e mirë, saqë meriton që çdo ditë e jetës së saj të jetë si ditëlindja.

“S’ki nevojë m’u ngut, krejt bota duhet me t’prit/ krejt duhet me dit’ me t’uru për çdo ditë.”

Kënga e fundit e tij vetëm ishte “Berlusconi”, ndërsa gjatë kësaj kohe ka publikuar këngë me Babastars, “High 4 real”.

56930a2b4f65dc41d81a8da7ed23b2be.jpg98bfc4ba3badf53312717ed93f290e7c.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436