INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do lërë 'Për'puthen' për ‘Big Brother Albania VIP’? Jo vetëm Arjan Konomi, ja opinionistët më pretendetë të këtij edicioni!

Do lërë 'Për'puthen' për ‘Big Brother Albania VIP’? Jo vetëm Arjan Konomi, ja opinionistët më pretendetë të këtij edicioni!

Publikuar më: 15:35 27-09-2021

Edhe pak javë kanë mbetur nga transmetimi i “Big Brother Vip” në ekranin e Top Channel. Prej kohësh publiku është bërë kurioz që të dijë se kush do të jenë personazhet e njohur të ekranit, që do të bëhen pjesë e reality show-t.

Deri tani dihet vetëm që moderatorja e tij do të jetë Arbana Osmani dhe emra personazhesh të njohur që pretendohen se janë pjesë e listës së banorëve, si: Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Ema Andrea, Arjola Demiri, Andi Artani, Romeo Veshaj, Arjola Demiri apo Anxhela Peristeri.

Mirëpo kureshtje të madhe ka edhe roli i opinionistëve dhe kush do të jenë ata.

Burime për inlife.al bëjnë me dije se Arjan Konomi diskutohet më shumë për të qenë pjëse e BBAVIP në këtë edicion të parë ndryshe ku në vëmendjen e të gjithëve do jenë personazhet VIP brenda shtëpisë.

-1200-630-5fe8c22c1b8ff.jpg

Mirëpo dy emra të tjerë që po përfliten janë edhe prezantuesit e “Shqipëria Live”, Flori Gjini dhe Eriona Rusi, madje dyshja shtuan akoma më shumë dyshimet pasi në emision po diskutonin për Big Brother ALB VIP  dhe shkëmbyen disa batuta që na ngjallën dyshim.

79E6300C-427A-466B-ABC7-9ADE4D5A9E42.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165