INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Bëni sa më shumë seks me gratë sepse do të fitoni shumë sevape', Ina Kollçaku i kthehet ashpër Hoxhës: 'Edhe femrat kalojnë në orgazëm …'

'Bëni sa më shumë seks me gratë sepse do të fitoni shumë sevape', Ina Kollçaku i kthehet ashpër Hoxhës: 'Edhe femrat kalojnë në orgazëm …'

Publikuar më: 14:31 27-09-2021

Duket se deklarata më e fundit e Imamit të Kosovës ka shkaktuar jo pak reagime në rrjet. Imami është shprehur se burrat duhet të bëjnë më shumë seks me gratë për të patur sa më shumë sevap nga Zoti.

Menjëherë ka qenë ish-konkurentja e Përputhen, Ina Kollçaku e cila ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë duke thënë se pavarësisht se i respekton të gjitha fetë, aty ku cënohet figura femërore, do të reagojë gjithmonë.

“Mënyra se si e trajton femrën seksualisht, këta meshkuj mendojnë se vetëm ata kalojnë orgazëm dhe kënaqen. Sipas tyre, gratë nuk ndjenjë kënaqësi gjatë kryerjes së marrëdhënies. Këta lloj meshkujsh duhet ta kuptojnë se femrat kalojnë orgazëm dhe kënaqen. Gratë bëjnë shumë sevape kur shkojmë me meshkujt”, është shprehur ish konkurentja e njohur.

Article Logic
Execution time: 0.0030598640441895