INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do ketë apo jo “Brexit”? Ja çfarë e pret Britaninë pas rrëzimit të planit May

Do ketë apo jo “Brexit”? Ja çfarë e pret Britaninë pas rrëzimit të planit May

Publikuar më: 12:24 16-01-2019

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, mbrëmjen e djeshme ka përjetuar atë që po konsiderohet si humbja më e madhe e qeverisë britanike në historinë e vendit, pasi parlamenti votoi kundër marrëveshjes së saj për largim nga Bashkimi Evropian.

Deputetët britanikë, mes tyre shumë konservatorë kanë rrëzuar paktin May-BE, duke e futur Britaninë e Madhe në “ethet” e një dalje katastrofike nga BE.

Rreth 24 orë pas disfatës së May-t për t’i siguruar britanikëve shmangien e një dalje të vështirë nga blloku, pyetja që shtrohet është se çfarë do të ndodhë me “Brexit” dhe a do t’i mbijetojë May votëbesimit në Parlament.

Mediat britanike shkruajnë se vendi aktualisht është i detyruar të largohet nga BE-ja më 29 mars, por disfata mund të detyrojë një vonesë për procesin dyvjeçar.
Në këtë drejtim, skenarët e mundshëm rreth “Brexit” janë këto:

Mund të rinegociohet me Brukselin për një votim të dytë , May kthehet në Parlament dhe u kërkon deputetëve të votojnë përsëri – dhe fiton.

Mund të rinegociojë me Brukselin, por humbet një votim të dytë 

Duke shkaktuar një votëbesim dhe një kryeministër të ri, i cili bën thirrje për një referendum të dytë, marrëveshja e May mposhtet për herë të dytë dhe Laburistët menjëherë thërrasin një tjetër votëbesim për qeverinë.May jep dorëheqjen si kryeministre dhe zëvendësohet nga një udhëheqës i ri. Kryeministri i ri urdhëron një referendum të dytë për të kontestuar marrëveshjen e saj ose Brexit pa marrëveshje.

Qeveria rizgjidhet me shumicë dhe kalon versionin e saj të marrëveshjes.

May mund të japë dorëheqjen në mes të kaosit pas një votimi të mosbesimit

Në vakum, një deputet – ndoshta ish-ministri Tory, Nick Boles – u bën thirrje njerëzve në të gjithë Parlamentin të thyejnë linjat partiake dhe të formojnë një qeveri kombëtare.Kryeministri i ri bën thirrje për një referendum, për mbetje brenda BE-së, largim pa marrëveshje ose me marrëveshjen e May në fletën e votimit, me një raund të dytë për të vendosur zgjidhjen përfundimtare.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328