INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brexit, lëkundet qeveria e kryeministres May, dorëhiqen ministra

Brexit, lëkundet qeveria e kryeministres May, dorëhiqen ministra

Publikuar më: 17:46 15-11-2018

“Tërmet” në qeverinë e Theresa May-t pas arritjes së marrëveshjes me Brukselin për Brexit-in, daljen e Britanisë nga BE.Ministri për Marrëveshjet me BE-në, Dominic Raab, ministri i Punës, Esther McVey dhe nënsekretari i dikasterit të Irlandës së Veriut, Shailesh Vara, kanë dhënë dorëheqjen.

Largimi i  ministrit Raab mund të shtojë presionin edhe ndaj anëtarëve të tjerë të kabinetit që të dorëhiqen, çka rrit gjasat e një efekti domino, i cili mund të përfundojnë me shpërbërjen e qeverisë.

Raab, një figurë kyçe në fazën e fundit të negociatave dhe “Brexit” i bindur, thotë se ai nuk mund “të mbështesë në ndërgjegje të mirë kushtet e marrëveshjes së propozuar me BE-në”.

Në letrën e dorëheqjes drejtuar kryeministres Theresa Maj, ai pohon se i “kupton” arsyet pse qeveria ka vendosur me shumicë të pranojë projekt-marrëveshjen dhe “respekton këndvështrimin e ndryshëm” të shprehur nga kryeministrja dhe “kolegë të tjerë” për t’i dhënë dritën jeshile tekstit “në mirëbesim”.

Por kryeministrja është e vendosur se pavarisht të gjithave Britania do të dalë nga unioni duke përjashtuar mundësinë e një referendumi të dytë.

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377