INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy javë pas emërimit jep dorëheqjen zv.ministri Muka

Dy javë pas emërimit jep dorëheqjen zv.ministri Muka

Publikuar më: 18:02 15-11-2018

Taulant Muka, zv.ministri i Arsimit, papritur ka dhënë dorëheqjen nga posti në të cilin u emërua vetëm dy javë më parë. Në dorëheqjen e dorëzuar tek kryeministri Edi Rama, Muka ka thënë se nuk po përshtatej me modelin e punës në Ministrin e Arsimit, duke shtuar po ashtu dhe arsyet etike, morale dhe profesionale, që nuk e lejuan të vijonte detyrën. Ndërkohë, jo më larg se dje ai lajmëroi nisjen e punës për rankimin e akademikëve shqiptarë në bazë të materialeve të tyre shkencore.

Taulant Muka u emërua zëvendësministër në datën 31 tetor me një vendim të Këshillit të Ministrave, pas dorëheqjes së Ervin Demo i cili u akuzua për plagjiaturë. Muka denoncoi në KAFEIN në IN Tv, plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.

Mirëpo, pranimi i këtij posti nga Muka për t’u përfshirë në një sistem që e shante ka ngjallur jo pak irritime në opinionin publik ku menjëherë erdhën shumë komente negative për këtë emërim nga qytetarët e thjeshtë, por edhe nga analistë të ndryshëm. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822