INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE firmos 60-vjetorin me një traktat të ri në Romë, nuk paraqitet kryeministrja britanike [VIDEO]

BE firmos 60-vjetorin me një traktat të ri në Romë, nuk paraqitet kryeministrja britanike [VIDEO]

Publikuar më: 21:24 25-03-2017

Aromë krize nga terrorizmi apo aromë Brexit-i?

Pak ditë para fillimit të procesit për daljen e Britanisë, Bashkimi Europian shënon sot 60 vjetorin e themelimit me nënshkrimin e një traktati të ri në Romë. Me rritjen e populizmit në Europë, pasiguria për një të ardhme pa Britaninë ishte shqetësim kryesor në takimin e sotëm, edhe pse udhëheqësit e BE theksuan përkushtimin ndaj organizatës për të ardhmen. Ata deklaruan se “Europa është e ardhmja jonë e përbashkët”. Vend themelor në debatet për Deklaratën e Romës zuri edhe propozimi për angazhim për një Europë “me shpejtësi të ndryshme”, në mënyrë që t’u japë mundësi vendeve anëtarë që të miratojnë politika në afate të ndryshme. Diçka e tillë u propozua nga Gjermania dhe Franca por gjeti kundershtimin e disa vendeve europiano-lindore. Siguria në Romë dhe në Pallatin e Konservatorëve ku u zhvillua takimi ishte shumë i rreptë pas sulmeve të kësaj jave në Londër, ndërsa kryeministrja britanike Theresa May nuk ishte fare e pranishme.

Article Logic
Execution time: 0.0033819675445557