INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE pro legalizmit të prostitucionit në Shqipëri. Ja pse…

BE pro legalizmit të prostitucionit në Shqipëri. Ja pse…

Publikuar më: 10:10 08-07-2016

Misioni i  Bashkimit Europian për përafrimin e legjislacionit shqiptar  me BE, EURALIUS,  shpjegon se përse duhet të ndryshojë Kodi Penal në lidhje me prostitucionin.
Në një njoftim për median, EURALIUS, shpjegon ndryshimet që do ti bëhen dy neneve të  Kodit Penal, 113 dhe 115 nga Ministria e Drejtësisë dhe kërkon që ti shfuqëzojë duke mos dënuar prostitutat që e ushtojnë me dashje këtë profesion.
“Duhet të verifikohen krimet, përkufizimi i tyre dhe proporcionaliteti i dënimeve në raport me ashpërsinë e llojeve të ndryshme të krimeve. Në këtë aspekt duhet të merren  vendime politike. Marrë si shembull shtetet europiane , janë duke diskutuar aktualisht dënimin e prostitucionit duke ndjekur modele të ndryshme. Disa shtete janë më liberale në qasjen e tyre, duke u mundësuar prostitutave daljen e tyre pa problem, pa patur frikën e sanksioneve penale dhe e kufizojnë dënimin në rastet e prostitucionit të detyruar, përfshirjes së familjeve dhe rasteve të tjera të rënda.”
“Neni 113 dhe 115 duhet të duhet të shfuqizohen. Por, meqenëse kjo mund të çojë në një diskutim politik që mund të shtyjë reformën, ky vendim mund të merret më vonë”, thuhet në sqarimin e EURALIUSIT.
Në vijim ata argumentojnë se përse duhet të bëhen këto ndryshime në kodin penal.
“Strukturat e krimit të organizuar përdorin dënimin si kërcënim ndaj prostitutave për të mos u larguar. Një numër i madh shtetesh europiane nuk e ndëshkojnë prostitucionin si krim, sepse ata dëshirojnë t’iu mundësojnë prostitutave mbrojtje, si dhe mundësinë për ta lënë këtë profesion. Modelet europiane shkojnë përtej dekriminalizimit, psh, Gjermania që nga viti 2001.Newsbomb

Article Logic
Execution time: 0.0033299922943115