INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE i afrohet katastrofës ekonomike? Bankat gjermane janë minë me sahat!

BE i afrohet katastrofës ekonomike? Bankat gjermane janë minë me sahat!

Publikuar më: 13:46 28-09-2016

Rreziku kryesor ekonomik Europës mund t’i vijë nga shteti më i fuqishëm i saj.

Rënia në vlerën e aksioneve dhe aseteve të huadhënësit më të madh gjerman, Deutsche Bank, është rreziku më i madh që i vjen stabilitetit ekonomik dhe bashkimit monetar të Europës. Madje situata ka shkuar deri aty sa krahasohet me krizën financiare të 8 viteve më parë, në vitin kritik 2008. Nëse qeveria berlineze e Angela Merkel nuk bën diçka për të zbutur situatën tashmë kritike të sistemit bankar gjerman, Eurozona rrezikon tronditje të forta, ndoshta po aq sa ajo e kolapsin të bankës amerikane të investimeve Lehman Brothers, duke frenuar në mënyrë agresive huadhënien, që më pas solli atë që njihet si “Recesioni i Madh”. Pjesa më mbresëlënëse e kësaj katastrofe bankare në zhvillim është fakti se po ndodh pikërisht në Gjermani, ajo që supozohet të jetë shtëpia dhe burimi i fuqisë ekonomike të Bashkimit Europian.

Megjithtë gjithçka ka një shpjegim logjik. Faktet janë se në ndryshim nga Amerika dhe Britania, qeveria e Angela Merkel ka dështuar që të adresojë siç duhet krisjet në sistemin e saj financiar, veçanërisht me bankat e mbiekspozuara me shumë borxhe të këqija në librat e tyre. Të parat nga të cilat kanë dalë në sipërfaqe gjatë krizës së vitit 2007-2008. Edhe pse financat publike të Gjermanisë janë në gjendje më të mirë se pjesa më e madhe e partnerëve europianë, rritja ekonomike në vend, ashtu si në pjesën tjetër të Eurozonës, ka qenë tragjikisht e ulët që kur Greqia u fundos në vitin 2010. Dhe kur ndodh në Gjermani, të tjerët thjesht duhet të presin radhën.

Article Logic
Execution time: 0.0036168098449707