INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kokainë dhe euro në Tiranë, ja të arrestuarit [VIDEO]

Publikuar më: 10:12 08-07-2016

Rreth 1.2 kilogram kokainë dhe 12800 euro janë sekuestruar nga uniformat blu të kryeqytetit. Operacioni “Sevën”, i forcave të policisë së kryeqytetit, ka vënë në pranga 7 persona. Sipas njoftimit të policisë, finalizimi i operacioni “Seven” u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ku për shtetasit e arrestuar posedoheshin informacione se ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm. Nga specialistet kundër narkotikëve është bërë e mundur kapja në flagrancë me një sasi lënde narkotike të dyshuar si “kokainë” dhe “canabis sativa” .
Të arrestuarit janë:
Mikel Mitri, 45 vjeç, banues në Tiranë
Enea Mitri , 23 vjeç, banues në Tiranë
Donjet Zaloshnja, 33 vjeç, banues në Tiranë .
Selim Rama, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për disa vepra penale. Neni 283 dhe 236.
Aurel Kafeja, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Indrit Barçi, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Llazar Buhani, 53 vjeç, banues në Berat.
Materialet e sekuestruara:
Sasia prej 1 kilogramë e 257.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike “Kokainë”.
Sasia prej 41.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar “Kanabis sattiva”.
Shuma prej 12.800 euro.
15 Telefona celualare.
3  automjete.
2 peshore elektronike.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627