INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët e Tiranës t’u bashkohen aksionit nesër [FOTO]

Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët e Tiranës t’u bashkohen aksionit nesër [FOTO]

Publikuar më: 19:52 25-03-2017

Nisma e Bashkisë fillon në orën 9:00 të mëngjesit dhe kërkon pjesëmarrjen e sa më shumë qytetarëve.

Pas nisjes së rehabilitimit të Parkut të Liqenit të Kasharit, përmes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ku vetë kryetari i bashkisë u bë pjesë gjatë mbjelljes të 500 fidanëve të rinj pemësh, bëhet thirrje për një tjetër nismë. Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje massive ditën e nesërme për pastrimin e Tiranës për një ditë. Në një deklaratë të siguruar nga Gazeta Ekspress, ai tha:

“Është e rëndësishme të kuptojmë se pastrimi nuk është monopol i bashkisë. Të gjithë duhet të kontribuojmë për ta mbajtur qytetin pastër. Kjo është arsyeja pse nesër ftojmë të gjithë qytetarët për një aksion të madh pastrimi, për të treguar se jemi popull dinjitoz, që nuk e harrojmë higjienën tonë dhe që kemi kuptuar se ky nuk mund të jetë vetëm një objekt pune i bashkisë dhe i punëtorëve të bashkisë”.

Kryebashkiaku Veliaj zhvilloi edhe një takim me administratorët e njësive të kryeqytetit ku dha direktivat se si do të koordinohet puna:

“Kemi një aksion në gjithë qytetin, ku do të fokusohemi kryesisht në akset dhe rrugët kryesore. Edhe kultura në fakt ndryshon prej aksioneve të tilla të pastrimit. Në një vend të pastër është shumë e vështirë të bësh pis. Ndaj do të doja shumë që jo vetëm ta bëni këtë, por edhe të identifikoni kush janë ndotësit kryesorë”.

ev1.jpg

ev2.jpg

ev3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945