INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brexit, frikësohen britanikët, nis grumbullimi i ushqimeve

Brexit, frikësohen britanikët, nis grumbullimi i ushqimeve

Publikuar më: 17:08 29-07-2018

Një largim i Britanisë nga Bashkimi Europian më 29 mars 2019 pa një marrëveshje me unionin mund të rezultojë fatale për ishullin, pasi vendi do të hynte në muajt e parë në një krizë që do të zbrazte supermarketet, farmacitë dhe karburantet.

E teksa hendeku midis Britanisë dhe BE mbetet i thellë, ministrat e mbretërisë po marrin masat duke parashikuar përdorimin e ushtrisë për të shpërndarë ushqime dhe mjete mjekësore, të cilët do të vijnë në rrugë portale nga furnizues të tretë, jo vendet e unioni, në rast të mungesës së marrëveshjes historike.

Ndërkohë supermarketet kanë lëshuar paralajmërim se po krijojnë rezerva përtej normales të sendeve thelbësore për jetën e britanikëve, në mënyrë që kriza t’i gjejë të përgatitur si duhet.

Sipas të përditshmes “The Sunday Times” janë hartuar plane për përdorimin e helikopterëve dhe kamionëve të ushtrisë për të marrë furnizime.

Ekziston frika masive se Brexit mund t’i ndalojë importet e ushqimit dhe furnizimeve të tjera, të tilla si mallrat mjekësore në Britani.

Por në një intervistë të mërkurën, kryeministrja Theresa May nuk e mohoi se po ndodh grumbullimi. Por ajo këmbënguli se qeveria është e përgjegjshme dhe e ndjeshme, teksa ende po përpiqet të arrijë një marrëveshje të mirë me Bashkimin Evropian.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281