INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si ligji mund të ndalojë daljen e Britanisë nga BE.

Ja si ligji mund të ndalojë daljen e Britanisë nga BE.

Publikuar më: 11:36 01-07-2016

Mesa duket askush nuk priste se qytetarët e Britanisë së Madhe do të vendosin pro largimit të tyre nga Bashkimi Evropian. Ditët e fundit shumë avokatë dhe ekspertë ligjorë kanë ngritur pistat e mundshme që mund të ngadalësojnë daljen e Britanisë nga BE apo dhe ta ndalojnë plotësisht atë.


Tre fushat kryesore ligjore në të cilat do të fokusohemi janë:
- Neni 50 i Traktatit të Lisbonës
- “Blloku” Skocez
- Një referendum i dytë kombëtar

Nga ana ligjore ekzistojnë disa klauzola të cilat e bëjnë gati të pamundur largimin nga Bashkimi Evropian gjë që të çon të mendosh se nga ana ligjore nuk ka ndryshuar asgjë pas referendumit, megjithatë politikisht duhet konsideruar si një kthesë e fortë.

NENI 50 I TRAKTATIT TË LISBONËS

Neni 50 i këtij traktati është mekanizmi më anë të të cilit Britania do të mund ti japi fund marrëdhënies 40 vjeçare me BE-n.
Menjëherë pas njoftimit të kryeministrit për rezultatet e referendumit, fillon afati 2 vjeçar në të cilin Britania duhet të negociojë më anëtarët e tjerë të unionit për largimin e saj. Në diapozitivin e këtij neni parashikohet se anëtarët e bashkimit mund të largohen vetëm në përputhje me kërkesat e veta kushtetuese. Fraza “kërkesat e veta kushtetuese” i jep mundësi avokatëve të interpretojnë nëse largimi i Britanisë është një akt kushtetues në përputhje me Kushtetutën e tyre. Dhe nëse hapet një çështje kushtetuese me këtë objekt, kjo padyshim do të jetë çështja më e rëndesishme e shqyrtuar ndonjëherë në historinë e të drejtës kushtetuese.

“BLLOKU” SKOCEZ

Ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, ka shprehur qëndrimin e saj kundër vendimit të referendumit. Por a mund ta ndalojë diçka të tillë?
Ajo i është referuar konventës parlamentare të njohur si Konventa Sewel, që do të thotë se parlamenti i komunuellthit nuk mund të vendosë për çështje të tilla pa pëlqimin e parlamenteve të deleguara. Megjithatë fuqitë e parlamentit Skocez janë të limituara sipas legjislacioni të Bashkimit Evropian. “Blloku” i Skocisë do të funksiononte vetëm nëse tani me legjislacionin e ri pas Brexit, Britania nuk do ti njohë më limitet e përcaktuara nga unioni.

NJË REFERENDUM I DYTË

Më shumë se katër milion qytetarë kanë firmosur peticionin në të cilin kërkohet një referendum i dytë. Ironik është fakti se ky peticion është krijuar nga përkrahësit e fushatës për largimin e Britanisë, në kohën kur dalja dukej shumë e largët. Objekti i këtij peticioni është kërkesa për thirrjen në një referendum të dytë ku do të konsiderohet si rezultat i ligjshëm, ai që do të arrije të paktën 60% të votës, ose në rastin më të mirë 75%. Kjo për arsye se ndryshime të tilla duhet të merren nga një shumicë të cilësuar.
Edhe pse një kërkesë e tillë është plotësisht kushtetuese në kushtet e sotme politike është gati-gati e paimagjinueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553