INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
George Soros: Largimi nga Bashkimi Evropian rriskon përsëritjen e të “Mërkurës së Zezë”

George Soros: Largimi nga Bashkimi Evropian rriskon përsëritjen e të “Mërkurës së Zezë”

Publikuar më: 14:07 21-06-2016

Spekulatori George Soros paralajmëron se me largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian do të përsëritet e njëjta histori “tragjike” për shtetin me atë të vitit 1992, kur Britania u detyrua të hiqte dorë nga Mekanizmi i Kursit të Këmbimit Evropian.

George Soros, spekulatori më i famshëm i historisë së financave botërore, ka shprehur bindjen e tij se nëse britanikët këtë të mërkurë votojnë pro largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, do i krijojnë vendit të tyre një dëm kolosal. Madje më të madh se ai i vitit 1992, në kohën kur Soros “nuhati” zhvlerësimin do të pësonte paundi britanik ndaj markave gjermane, pas bashkimit të Gjermanisë Lindore me atë Perëndimoren.
Zhvlerësimi i paudit në atë vit ishte me rreth 15% ndërkohë që sot, Soros thotë se zhvlerësimi do të jetë shumë herë më i lartë se ky dhe eksportet britanike do të pësojnë rënie të konsiderueshme.
“Një votë pro largimit nga Bashkimi Evropian për shumë familje britanike duket sikur nuk do të ndryshojë shumë gjëra për statusin e tyre financiar. Ky është një mëndim i dëshirueshëm. Nëse Britani largohet nga BE do të ketë të paktën një pasojë shumë të qartë dhe të menjëhershme që do të prek çdo shtëpi: vlera e paundit do të bjerë në mënyrë drastike. Një votë pro largimit nga BE gjithashtu do të këtë një impakt dramatik në bursat financiare, në investime, në çmimet dhe punësim.” shtoi Soros.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879