INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jashtë apo Brenda BE, ja si votojnë evropianët

Jashtë apo Brenda BE, ja si votojnë evropianët

Publikuar më: 11:17 08-06-2016

Dy javë para zhvillimit të referendumit britanik lidhur me largimin apo qëndrimin e tyre në Bashkimin Evropian, të dhënat e sondazheve tregojnë për një rritje të ndjeshme të numrit të euro-skeptikëve. Qendra e Kërkimeve Pew, me seli në Amerikë, ka anketuar njerëz nga 10 vende anëtare në BE.


Mesatarisht, 42% e evropianëve dëshirojnë që pushteti të kthehet në shtetet e tyre, duke u forcuar normat e brendshme. Megjithatë, 51% e tyre ende vazhdojnë të mendojnë se BE favorizon mirëqenien e këtyre shteteve. Para pak ditësh, në rezultatet e një sondazhi tjetër vihej re dëshira e evropianëve që Britania të qëndrojë në Bashkimi Evropian. Ndërkohë që në radhët e vet britanikëve, 41% mbështesin vazhdimin në këtë organizatë, kurse 43% e tyre janë pro largimit, pas referendumit të 23 Qershorit.


Gjendja “më e keqe” sipas sondazhit tregohet të jetë në Greqi dhe France ku respektivisht 71% dhe 61% e të anketuarve nuk kanë më besim në institucionet mbi-qeveritare të BE. Kjo padyshim që vjen si pasojë e krizës së thellë ekonomike që fqinji tonë po vazhdon të përjetoje. Për sa i përket vendimit të francezëve lidhet më sulmet terroristë që ka përjetuar Parisi dy vitet e fundit.
Kërcënimet e fundit terroriste dhe kriza e emigrantëve duket se po vë në diskutim teoritë liberale, të cilat kanë funksionuar më së miri gjatë viteve 2000.

Article Logic
Execution time: 0.0038361549377441