INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Punonjësit e hekurudhës në grevë [FOTO] [VIDEO]

Publikuar më: 11:30 08-06-2016

Punonjësit e hekurudhës kanë pezulluar punën dhe kanë vendosur të mbajnë një grevë 24 orëshe. Shkak është bërë mungesa e investimeve në këtë sektor. Punëtorët theksojnë se dhe dhënia me konçension e portit të Durrësit rrezikon falimentin e trenave të mallrave. Ata thonë për In tv, se kanë bllokuar edhe qarkullimin e trenave në stacionin hekurudhor të Durrësit për shkak se kanë pasiguri edhe për vijimin normal të punës së tyre. Pasi trena po ngarkohen në port dhe ata nuk po kryejnë më të njëjtën punë.


Veç trenave të mallrave nuk po punojnë dhe ata të pasagjerëve.
Sindikata ka paraqitur qeverisë dhe disa kërkesa me karakter ekonomiko-social. “Jemi bllokuar nga dhënia me konçesion e portit. Porti bllokon punën e trenave”, thonë sindikalistët.
Punonjësit kërkojnë dhe rritje të rrogave e siguracioneve, pasi 4 muajt e fundit siguracionet nuk iu janë paguar. Me këto problem përballen rreth 1200 punonjës së shërbimit të transportit hekurudhor në vend.

 

Article Logic
Execution time: 0.003497838973999