INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri turk vijon paralajmërimet: BE-në e pritëm 60 vite, raporti ynë me Rusinë...

Kryeministri turk vijon paralajmërimet: BE-në e pritëm 60 vite, raporti ynë me Rusinë...

Publikuar më: 10:43 26-04-2018

Ndërsa Turqia shkon në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare duke shqetësuar Perëndimin, kryeministri Binali Yildirim deklaroi se vendi i tij do t’i vazhdojë aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe se fakti që Turqia ka marrëdhënie të mira me Rusinë nuk do të thotë se ato janë alternativë ndaj Evropës.

“Ne do të vazhdojmë vendosmërinë tonë për anëtarësim në BE. Fakti që kemi marrëdhënie të zhvilluara me Rusinë nuk do të thotë se është një alternativë ndaj Evropës. Marrëdhëniet Turqi-Rusi janë të nevojshme edhe për sigurinë e Evropës. Evropa nuk mund ta përjashtojë Rusinë. Eurazia duhet të jetë një qendër gjeografike e paqes”, tha Yıldırım në Nueva Economia Forum që po mbahet në Madrid.

Kryeministri turk bëri të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë shkëputje nga Evropa.

“Ne jemi anëtare e NATO-s. Jemi një vend që kemi pritur BE-në më shumë se 60 vite. Ndërkohë, gjithkush që erdhi pas nesh ka hyrë. Ndaj Turqisë ka një qasje ideologjike”, theksoi Yıldırım.

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376