INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brexit në rrezik, çfarë vendosin deputetët

Brexit në rrezik, çfarë vendosin deputetët

Publikuar më: 16:58 15-01-2019

Parlamenti britanik do të votojë sot për të miratuar ose jo marrëveshjen e paraqitur nga kryeministrja Theresa May për “Brexit’ daljen e Britanisë nga BE.

Kryeministrja u ka bërë thirrje politikanëve që të mbështesin marrëveshjen, pasi në të kundërt do të zhgënjehet populli britanik.Mirëpo, pavarësisht thirrjeve të May, shumë prej deputetëve konservatorë dhe atyre të Unionistëve

Demokratikë mbeten të palëkundur në kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes.Rreth 100 deputetë konservatorë dhe 10 “DUP”-istë mund t’iu bashkohen laburistëve dhe partive të tjera në opozitë gjatë votimit për ta rrëzuar marrëveshjen.

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209