INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëzhgim i IN News/ Vijon protesta, salla bosh e pedagogë që japin mësim me një student [VIDEO]

Vëzhgim i IN News/ Vijon protesta, salla bosh e pedagogë që japin mësim me një student [VIDEO]

Publikuar më: 16:52 15-01-2019

Studentët nuk e fshehin nervozizmin dhe refuzimin edhe ndaj gazetarëve.

Studentët:
“kemi larguar të gjithë gazetarët, ndaj dhe ju s’keni pse futeni brenda në Universitete”.
Ata i ka revoltuar fakti se në media është pasqyruar se ka disa studentë të cilët kanë vendosur të thyejnë bojkotin dhe të marrin pjesë në mësim.
Studentët:
“Nuk pengojmë mësimin, por kemi lista të studentëve që protestojnë. Janë 15 studentë nga 150 që mund të marrin pjesë në mësim”.
In News vendos të sjellë realitetin në universitetet publike. Salla bosh në pjesën më të madhe të tyre. Më ironike ishte kur një pedagoge kishte vetëm një studente, e ajo vijonte leksionin.
Vetëm në një sallë kishte pak më shumë studentë, të cilët kishin vendosur të shkonin në mësim.
Por tashmë kanë nisur që studentët të aplikojnë për të përfituar nga lehtësira që ka ofruar qeveria. IN News shkoi pranë sekretarive, e ku studentët rrëfejnë se kanë nisur të plotësojnë dokumentacionet për të përfituar nga tarifat e reja.
Studente:
“Jam studente e ekselencës, po plotësoj dokumentacionin për të përfituar”.
Megjithatë ata shfaqen në mbështetje të protestës së studentëve.
Studente:
“Jam e dyzuar sepse duam edhe të bëjmë mësim, por e mbështes protestën e studentëve”.
Ka nga ata pedagogë që kanë vendosur që të jenë në krah të studentëve. Ndërsa për të gjithë kolegët e tyre por dhe studentët pedagogu i gazetarisë ka këtë mesazh.

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656