INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thellohet kriza mes qeverisë e Presidencës, Meta kthen ligjin për noterinë

Thellohet kriza mes qeverisë e Presidencës, Meta kthen ligjin për noterinë

Publikuar më: 16:40 15-01-2019

Konflikti i i lindur mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Ilir Meta pas ndryshimit të kabinetit qeverisës, ende vijon.

E ndërsa nga Presidenti Meta pritet firma për emrin e Edi Ramës për postin e ministrit të Jashtëm, këtë të martë kreu i shtetit i ka kthyer maxhorancës një ligj për rishyqrtim.
Bëhet fjalë për një nga ligjet e paketës së reformës në drejtësi, "Për noterinë”. Ai rendit tre argument ndërsa kërkon rishikim të ligjit.

Tre argumentet e kthimit të ligjit

1.Përmbajtja e nenit 61 të ligjit nr.110/2018 “Për noterinë”, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji.
2. Parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”, nuk garantojnë trajtim të barabartë të noterëve përballë kostos që do të duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre, si dhe mund të krijojë një deformim në tregun e sigurimeve referuar sigurimit të veprimtarisë së noterëve.
3. Neni 76 i ligjit nr. 110/2018, nuk është i qartë, nuk ofron siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë për të përballuar tarifat dhe shpenzimet noteriale, apo të kategorive të veçanta të shoqërisë.

 

 dekreti.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893